0842-697937 Krojet, Gjirokaster
069 6312103Rr. Nacionale Gjirokaster-Tirane km 2

Në gjimnazin tonë kemi një bekim që të kemi një ullishte të bukur, e cila na zbukuron me perimetrin e gjithë oborit të shkollës. Ashtu si në çdo vit, kështu dhe për këtë sezon në ullishten tonë, ne kemi pasur një prodhim të mbarë: ullinjtë e çmuar, të cilët kanë shërbyer me mijëra vjet si një produkt bazë për njerëzit e Mesdheut, pasi janë përdorur për shumë vite si ushqim për bujqit. Ulliri ka një vlerë të madhe ushqimore si produkt. 10 kokrra të vogla ose 6 të mëdha përmbajnë rreth 45-50 kalori. Na jep edhe “arin jeshil”, vajin e ullirit, i cili përfitohet nga ... ullinjtë. Personat që përdorin rregullisht vaj ulliri në dietën e tyre janë ndër më të shëndetshmit. Vaji i ullirit përmban një formë specifike të acideve yndyrore dhe antioksidantëve me veti të fuqishme dhe përfitime shëndetësore si mbrojtja kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Vlera ushqyese e vajit të ullirit ekstra të virgjër është e njohur për të gjithë, pasi përveçse ka shumë kalori, ka një vlerë veçanërisht të lartë ushqyese. Përmban vitaminë E dhe K si dhe acide yndyrore të dobishme. Përveç kësaj, ulliri është një pemë e identifikuar me shpresën, pas përmbytjes së Noes, pëllumbi i solli Noes një degëz ulliri, si shenjë e jetës në tokë dhe paqes. Gjithashtu, edhe grekët e lashtë në Lojërat Olimpike kurorëzonin fituesit me një degëy ulliri, duke përcjellë mesazhin se fituesi më i madh në jetë është paqja. Shtojmë se, edhe Krishti u lut në Malin e Ullinjve me dishepujt e tij, para se ta arrestonin dhe ta çonin në Kryq. Kështu me shumë argëtim dhe humor të mirë, nxënësit e vitit të dhjetë, në një ditë me diell u përhapën si bletët rreth ullinjve për të mbledhur frutat e çmuara. Rezultati i korrjes ishte shumë i kënaqshëm. Më pas ullinjtë do të kalojnë në fazën e përpunimit me kujdesin e zonjës Panajiota, që kur të jenë gati të vendosen në kavanoza për t'u ofruar nga shkolla si një ndër dhuratat e dhuratave të Zotit për njerëzit. Qofshin të shumtë bekimet e Zotit dhe ... ullinjtë e ullishtës sonë.

Për më shumë foto klikoni këtu!!!

No photos available