0842-697937 Krojet, Gjirokaster
069 6312103Rr. Nacionale Gjirokaster-Tirane km 2

Të shtunën, më 1 mars 2025, shkolla jonë e mesme, për t'i dhënë lamtumirën dimrit, bëri udhëtimin e saj, drejt Greqisë, konkretisht në qendrën e skive të Anilios dhe Metsovës tradicionale. Dëbora e bollshme që hasëm, bollëk dhe humor për lojë dhe aktivitete në qendrën e organizuar të skive. Më të guximshmit bënin ski, disa preferonin udhëtimin me slitë, të tjerë hipën në teleferik, ndërsa shumë luanin me top bore dhe shijuan bukurinë e peizazhit alpin. Plot borë, me përvoja sportive dimërore dhe me oreks për ushqim u drejtuam drejt fshatit tradicional të famshëm të Mecovos. Aty kaluam shumë mirë, pasi shijuam ushqimet nga gastronomia vendase, shëtitëm rrugëve me kalldrëm dhe admiruam shtëpitë e ndërtuara sipas arkitekturës lokale epirote. Pasdite vonë, pasi bëmë një ndalesë në Janinë, morëm rrugën e kthimit për në Gjirokastër, plot kujtime, shije dhe imazhe të bukurive të Greqisë malore.

Për më shumë foto klikoni këtu!!!