Të martën më 30 janar festa e Tre Hierarkëve erdhi sërisht edhe sivjet! Festa e Shkronjave,e arsimtarëve dhe e nxënësve! Të gjithë festojmë sot! Është festa jonë! Pas meshës Hynore me bekimin e Hirësisë së Tij Mitropolitit tonë z. Dhimitër u zhvillua organizimi festiv në sallën e madhe të shkollës sonë. Video dhe pjesë teatrale gjallëruan përpara syve tanë një pjesë të shkëlqimit vezullues të tre etërve shenjtorë të Kishës sonë mbrojtësve të Shkonjave. Shumë vjet të gëzuara dhe të bekuara!