Sot salla e madhe e shkollës sonë u kthye në kinema! Nxënësit nga klasa e katërt deri në të nëntë që do të marrin pjesë në Konkursin e Gjuhës Angleze Teeneagle u mblodhën dhe ndoqën filmin duke ngrënë kokoshka të cilat i kishin përgatitur mësueset tona të dashura! Suksese për të gjithë pjesëmarrësit!