Përshëndetje te gjithëve!
Me këtë tekst po bëjmë një përshkrim të shkurtër të eskursionit të klasës së shtatë në Pazarin e Vjetër karakteristik të qytetit të Gjirokastrës. Morëm këtë rrugëtim me qëllim që të mësonim gjëra të reja dhe të mblidhnim bimë të ndryshme që do të hasnim rrugës për një projekt në lëndën e Biologjisë. E filluam eskursionin duke u nisur nga shkolla të gjithë ne nxënësit së bashku me mësuese Anxhelën, mesuese Enkelejdën dhe mësuese Theodhorën. Gjatë ngjitjes me këmbë për në pazar pamë bimësin e shumllojshme dhe mënyrën se si ishin përshtatur në mjdisin e tyre. Si fillim kaluam tunelin që të çonte nga pjesa e pasme e kalasë ku bimesia është e zhvilluar më shumë dhe mblodhëm gjethe të ndryshme. Ndalesa jonë e parë ishte në kalanë madheshtore mijra vjecare të Argjiros. Aty pamë aeroplanin e rënë dhe shumë sende të vjetra. Më pas shkuam te skena e kalasë dhe u argetuam duke kërcyer valle popullore me shumë gaz dhe hare në praninë e vizitorëve të huaj që u kënaqën duke parë kërcimet tona popullore dhe duke na duartrokitur. Në kthimin nga kalaja kaluam në qendrën e pazarit ku pamë edhe shumë dyqane me suvenire të ndryshme. Vizitën tonë në pazar e përfunduam duke ndaluar për të pushuar te Bar Restorant Kodra ku të gjithë shijuam nga një pije të ftohtë dhe biseduam plot humor me shokët dhe shoqet per tu çlodhur. Më pas të gjithë plot energji zbritëm rrugën e pazarit për të mbërritur në shkollën tonë të dashur!
Teksti: Klaudia Jupi, kl. VII