
Historia e mollës në botë
Mollët janë nga frutat për të cilat eshtë kënduar më shumë në botë, ndër më të pikturuarat, por edhe nga më të “përfolurat”.
Qëllimi i orës mësimore ishte që nxënësit :
a) të mësojnë se vendi i origjinës së mollës është rajoni Almaty i Kazakistanit b) të mësojnë se ekzistojnë më shumë se 7000 varietete në mbarë botën c) të kuptionë se ka dëshmi të shkruara në veprat e Homerit, Hesiodit por edhe në Dhiatën e Vjetër. d) gjithashu, nxënësit kujtuan edhe ligjin e gravitetit dhe ngjarja e famshme me mollën e Njutonit e) iu referuan pikturave të famshme si ato të Cézanne dhe Camille Pissarro, të cilat kanë si temë mollën f) më në fund ata mësuan për vlerën ushqyese të mollës dhe sa e rëndësishme është të hahet një mollë në ditë Dhe në vijim, në kuzhinën e shkollës sonë (e cila është në standarte profesionale) nxënësit përgatitën dhe shijuan një byrek të shijshëm me mollë.
No photos available