0842-697937 Krojet, Gjirokaster
069 6312103Rr. Nacionale Gjirokaster-Tirane km 2

U zhvillua edhe sivjet Festa e Shkronjave, festa e Tre Hierarkëve! Nxënësit e shkollës 9-vjeçare dhe të mesme së bashku me mësuesit e tyre përgatitën me shumë mundim dhe përkushtim festën që kishte këngë, vjersha dhe pjesë teatrale! Sivjet nderuam në festën tonë edhe Kryepiskopin Anastas i cili lundroi në hapat e Tre Hierarkëve dhe ndriçimi i tij shpirtëror është i gjallë dhe prezent ndër ne!

FESTA E TRE HIERARKËVE NE SHKOLLË

Të mërkurën, më 12 shkurt 2025, në gjimnazin “FRYMA E DASHURISË” u festua Dita e Tre Hierarkeve, e cila zakonisht festohet më 30 janar. Megjithatë, atë ditë i dhamë lamtumirën Kryepeshkopit Anastas, një njeri i madh i Kishës së Shqipërisë dhe bamirës i madh, i cili tani ndodhet prane Zotit.

Festa e zhvendosur për më vonë, në nder të tre shenjtorëve që mbrojnë arsimin dhe dijen, na solli ndër mend edhe figurën e Kryepeshkopit Anastasi, i cili për 33 vite punoi për arsimin dhe besimin në Shqipëri, duke ndjekur shembullin e tyre.

Festa, e përgatitur nga nxënësit e klasës së 11, filloi me një prezantim mbi jetën dhe veprën e Tre Shënjorëve. Më pas, pati një përkushtim të veçantë për Shën Gjon Gojartin. Nxënësit treguan momentet më të rëndësishme të jetës së tij (shkrimet dhe mësimet e tij, përndjekjet që pësoi, dëbimin e tij dhe vdekjen e tij të shenjtë) dhe në fund shfaqën një pjesë teatrale në nder të tij.

Urojmë të mësojmë nga jeta dhe vepra e tyre dhe t’i kemi si shembull në jetën tonë të përditshme, si në shkollë, ashtu edhe në shoqëri.

Qofshim gjithmonë nën mbrojtjen dhe bekimin e tyre!

Për më shumë foto klikoni këtu!!!