
Një grup nxënësish nga Shkolla Nëntëvjeçare dhe Gjimnazi morën pjesë në aktivitetet festive për 25 Marsin në Derviçan! Mund të kenë kaluar 2025 vjet nga dita kur Shën Mëria mori lajmin se do të lindte Shpëtimtarin e botës dhe 204 vjet nga fillimi i Revolucionit Grek, por edhe ne, nxënësit e Institucioneve Arsimore "Fryma e Dashurisë" të Gjirokastrës, e nderuam këtë festë me të njëjtin entuziazëm për të kujtuar dhe për të marrë shembull nga lufta, sakrifica dhe besimi i heronjve të 1821-shit!
E filluam me një shfaqje të shkurtër teatrale. Vitin e kaluar, dhuruam këtu në qendrën kulturore të Derviçanit një kopje të pikturës "Shkolla e Fshehtë" nga Nikolaos Gyzis, e cila ishte realizuar nga një nxënëse e shkollës sonë. Këtë vit, nxënësit më të vegjël e sollën në jetë këtë pikturë me talentin e tyre në aktrim!
Këtë homazh të shkurtër për luftëtarët e 1821-shit e përmbylli kori ynë me Himnin "Ti Ipermaho “këngën "Isai to Flambouro" dhe këngën "Na 'tane to '21".
No photos available