Ditën e enjte, më 18 maj 2023, si pjesë e programit të ushqyerjes së shëndetshme, dy klasat e treta të shkollës sonë vizituan tavernën &quet; në fshatin Jorgucat në Dropull. Nxënësit u informuan dhe panë nga afër përgatitjen e byrekut me lakra dhe byrekut me pulë me përbërës të pastër shtëpie nga zonja Katerina, gjyshja e dy nxënësve të shkollës sonë. Më pas ata vizituan fabrikën Agna në fshatin Glinë ku u shoqëruan nga z. Stefanos Haritos dhe drejtuesit e tjerë të fabrikës me shumë dëshirë në njësitë e saj prodhuese dhe ndoqën nga afër fazat e përpunimit, prodhimit dhe mbushjes të birrës së njohur Elbar, pijeve freskuese Pepsi , Ivi si edhe ujin Spring dhe Glina. Nxënësit bënë foto të shumta , iu ofruan produkte dhe u larguan plot me eksperienca dhe njohuri për ushqyerjen dhe shëndetin.
Së fundmi, ata vizituan kishën me gurë të restauruar të Shën Parashqevisë me kambanoren e vjetër të ndërtuar gjithashtu me gurë në hyrje të fshatit Terihat, e cila është mbrojtëse e syve dhe shumë mrekullibërëse. Shumë besimtarë si dhe shumë vizitorë nga vende të ndryshme e vizitojnë çdo vit e i falen duke kërkuar bekimin e saj.