E hënë, 26 maj 2025
Një ditë e veçantë për nxënësit dhe mësuesit e klasës së pestë dhe të gjashtë! Nisëm herët nga shkolla jonë dhe vizituam Syrin e Kaltër, një mrekulli natyrore mes një peizazhi të gjelbër mahnitës. Pasi admiruam këtë fenomen unik natyror, vazhduam shëtitjen tonë në plazhin e Sarandës, ku u argëtuam me shokët tanë! Kjo ditë do të na mbetet e paharrueshme!