
Shëtitja shkollore e klasës së dytë në Derviçan ishte një aventurë e paharrueshme, plot buzëqeshje dhe gëzim! Filluam nga sheshi i bukur i fshatit, ku admiruam shtëpitë karakteristike dhe pemët që na dhuronin hijen e tyre. Më pas vizituam kopshtin e Mitropolisë, ku na pritën me buzëqeshje të ngrohta dhe luajtëm të lirë në oborr. Kisha e Fjetjes së Shën Mërisë na la përshtypje me bukurinë dhe historinë e saj. Shëtitja jonë u përmbyll me shumë lojë dhe të qeshura në fushën sportive të fshatit. Ishte një ditë plot me imazhe, lojëra dhe kujtime të mrekullueshme!
No photos available