
Ditën e mërkurë nxënësit e klasës së nëntë zhvilluan një ekskursion shumë të bukur në Tiranë. Udhëtimi ishte i bukur dhe i rehatshëm. Ndalesa e parë natyrisht që ishte në Katedralen e Ngjalljes. Fëmijët u mrekulluan nga bukuria dhe madhështia e saj. Më pas vijuam vizitën në Muzeun Historik Kombëtar, ku fëmijët u njohën me të gjitha periudhat historike dhe vlerat e ndryshme historike që gjenden në të. Vizitat vijuan në dy muzetë e tjerë “Shtëpia me gjethe”dhe “Bunk’Art”. Nxënësit ishin shumë kuriozë dhe të interesuar për të mësuar më tepër për periudhën e errët të diktaturës. Një vizitë e shkurtër edhe në Kalanë e Tiranës dhe sheshin “Skënderbej “. Vizita u mbyll në TEG, por kthimi me autobus ishte fantastik dhe argëtues në shoqërinë e njëri- tjetrit.
No photos available