0842-697937 Krojet, Gjirokaster
069 6312103Rr. Nacionale Gjirokaster-Tirane km 2

Me date 27 Prill, pas nje udhetimi permes Shqiperise, matura 23’ hyri ne territorin Kosovar. Rruga ishte e gjate, por shetitja ne qytetin e Prizrenit shebeu si nje moment i gjithe nevojshem per karikimin e baterive tona. Vizita ne muzeun e Lidhjes se Prizrenit la mbresa te shumta tek ne. Perla e dites se pare te eskursionit tone ishte me siguri qendra tregtare Abi Carshia. Dita e pare perfundoi sukseshem me vendosjen ne hotel dhe nje shetitje ne qytetin e bukur te Pejes. Dita e dyte ishte e mbushur me adrenaline. Nxenesit paten mundesine te “fluturonin” mbi Kanionin e Rrugoves, te vizitonon ujevarat e Drinit edhe shpellat te cilat ishin krijuar prej tyre mijera vjet me pare. Pasditja ishte e qete, me frekuentimin e hapesirave te ndryshme qe ofronte hoteli dhe nje mbremje ne nje nga baret e zones. Gjate dites se trete grupi yne u prit me ngrohtesi nga murgjit ne Manastirin e Decanit, dhe patem mundesi te mesonim shume rreth historise se tij. Eskursioni pefundoi me kthimin ne Tirane me kujtime te bukura, dhe me harxhimin e sa me shume parave ne QTU.

Per me shume foto klikoni ketu!!!