E enjte, 11 maj 2023
Këtë herë zilja bie më shpejt! Koordinohet me rrahjet e zemrës që pret me padurim për ekskursionin e fundit mësimor në Beratin turistik!
Stacioni ynë i parë, kantina Çobo. Pronarja, e cila është veçanërisht mikpritëse, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, na tregojnë mjediset aq shumë të bukura të kantinës. Kështu na jepet mundësia të mësojmë në mënyrë biomatike procesin e prodhimit të verës.
Vazhdojmë për Qytetin e një mbi një dritareve ose ndryshe për Qytetin Muze, që është shpallur nga Unesco si monument i trashëgimisë kulturore botërore. Ngjitemi në kala. Duke u endur nëpër rrugicat e gurta karakteristike zhvendoset në një kohë tjetër. Mbërrijmë në kishën Fjetja e Hyjlindëses. Vëzhgojmë me kujdes ikonat e veçanta të Onufrit, një prej piktorëve dhe ikonografëve më të rëndësishëm të shekullit të 16, i cili futi një ngjyrë të re në paletën e ngjyrave, të kuqen e shndritshme.
Ecim drejt pikës së vëzhgimit të kalasë. Atyna pret një surprizë! Gjithë qyteti i shtrirë nën këmbët tona, me lumin Osum që e ndan në dysh! Nga njëra anë mbizotëron lagjja e vjetër, Gorica, me shtëpitë e gurta dykatëshe dhe çatitë me tjegulla dhe nga ana tjetër qendra e qytetit të ri.
Pas pak gjendemi mes ndërtesave të bukura që kundronim nga lart! Duke përshkuar urën historike të qytetit shijojmë pamjen dhe shkrepim foton e fundit të gjithë bashkë.
Më në fund! Erdhi momenti të mbushim bateritë tona! Drejtohemi për tek «Family time», një restorant që ndërthur ushqimin e shijshëm me mjediset e kuruara e të bukura. Pas picave të shijshme dhe xhirove rreth pishinës dhe këndit të lojërave, nisemi drejt destinacionit tonë të fundit, qendrës tregtare të Fierit.
Të mbushur, tanimë, me kujtime të paharrueshme, njohuri të reja dhe momente të veçanta me shokët tanë marrim rrugën e kthimit. Falënderojmë përzemërsisht mësuesit tanë, që me kaq dashuri organizuan ekskursionin tonë të fundit.
Nxënësit e klasës së VII dhe VIII