Të premten, më 21 mars 2025, në sallën e aktiviteteve të gjimnazit, si çdo vit, u mbajt aktiviteti për Festën e Madhe të Krishtërimit, Ugjëllëzimi i Virgjëreshës Mari dhe Revolucioni i Grekëve më 1821 kundër turqve, pas afro 400 vitesh robëri. Aktiviteti u mor përsipër nga nxënësit e gjimnazit, të cilët përmes teksteve, materialeve me videoprojektore, fotove dhe këngëve dhanë një paraqitje vizuale të të dyja ngjarjeve. Me festën e Ungjëllizimit, mesazhi që Kryeengjëlli Gabriel i sjell Virgjëreshës Mari, sinjalizon Shpresën për Njerëzimin përmes Lindjes së Krishtit. I dërguar nga Zoti, ai doli para Marisë dhe i tha: "Gëzohu, grua e mëshirshme, Zoti është me Ty". Ishte e natyrshme që e reja të kishte frikë, por Kryeengjëlli e qetësoi: "Mos ki frikë Mari, të është dhënë një dhuratë nga Zoti. Dhe në një mënyrë të mrekullueshme do të kesh një djalë dhe do t'i vësh emrin Jezu". Revolucioni i vitit 1821 shënoi Ringjalljen e kombit grek pas 400 vitesh skllavëri nën zgjedhën turke. Bëhen realitet fjalët e zjarrta të Rigas Velestinlis, i cili 30 vjet para revolucionit shkruante në burg: “Kush mendon lirisht, ... mendon mirë”, pra kush ka mendim të lirë, mendon drejt. Rigasi ishte ai që parashikoi planin që do të çonte në çlirimin e të gjithë popujve ballkanikë nga turqit, që të jetonin të gjithë së bashku me liri dhe drejtësi. Lufta e 1821 mbetet e përjetshme dhe e rëndësishme. Liria e brendshme kërkon virtyt dhe guxim për ta përvetësuar dhe mbi të gjitha kërkon përpjekje për ta ruajtur. Gëzuar për shumë vjet!!!